Ballkani i Hapur lindi si një nismë e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev në 2019-n. Në atë kohë në publik u pagëzua me emrin mini Shengen. Që të tre deklaronin në atë kohë se nisma synonte përshpejtimin e procesit të Berlinit në të katër liritë e lëvizjes, atë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.