Axhenda e deputetëve këtë të enjte është e ngjeshur me një sërë nismash ligjore që do të kalojnë për shqyrtim në seancë plenare; duke filluar nga udhëtimet me Charter të kryeministrit Edi Rama e deri tek ndryshimet në buxhet për ‘Pakon e Madhe’ të qeverisë. Seanca çelet rreth orës 11, moment kur ministrja e arsimit, Evis Kushi do të japë llogari për pyetjet e depozituara në Kuvend nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho lidhur me peticionin e sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqiperisë dhe mospërfshirjen e studentëve në pakon e madhe që u shpërnda në fundvit.