Dalin detaje të reja në lidhje me situatën e Novak Djokovic. në orët e fundit, tenisti serb iu drejtua rrjeteve sociale duke folur për mënyrën e administrimit të pozitivitetit të tij me covid duke pranuar disa gabime të tij që mund të komplikojnë akoma më shumë pozicionin e tij. Sipas medias australiane, në bazë të 'Crimes Act', djokovic rrezikon një dënim deri në 5 vjet burg për deklaratën false të udhëtimit.Por historitë nuk mbyllen këtu, në orët e fundit është zbuluar një e dhënë tjetër që ka të bëjë me datën e pozitivitetit me Covid që tenisti e paraqiti te autoritetet australiane për të marrë lejen e vecantë mjekësore për të hyrë në vend.