Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e ka cilësuar politik procesin e gjatë gjyqësor ndaj tij lidhur me çështjen e Gërdecit. Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se nuk po gjykohet për vetë tragjedinë, por për akuzën e shpërdorimit të detyrës. “Procesi ndaj meje nuk ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Fatkeqësisht, ky proces është vetëm një sajesë politike që luan me dhimbjen e familjarëve të viktimave.”