Heqja e imunitetit të Belinda Ballukut ka mbetur peng e vendimmarrjes së socialistëve që të flasin me forcën e kartonave vetëm pasi të ketë folur Gjykata Kushtetuese. Demokratët po vijojnë tentativat për rimbledhjen e këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin për të çuar përpara autorizimin e SPAK-ut për të ashpërsuar masat e sigurisë ndaj Ballukut në arrest shtëpie apo arrest në burg. Partia Demokratike kërkon që më 30 dhjetor, ora 11:00 pesë deputetët e mazhorancës dhe pesë të opozitës të ulen sërish në tryezën e këshillit, së bashku me prokurorët e SPAK-ut dhe avokatin mbrojtës të Ballukut për të shqyrtuar a ndodhet numri dy në kushtet e heqjes së imunitetit.