Për gjashtë javë anketuesit e Institutit të Statistikave do të shkojnë në çdo banesë në vend ku qytetarët do të duhet të plotësojnë pyetorësrin prej 19 faqesh, ndarë në 8 module, i cili mbledh informacion lidhur me ndërtesën, banesën, njësinë ekonomike familjare, bujqësinë, të dhënat personale dhe vizitorët.