Kompania e Google do të paguajë 391 milionë dollarë pasi është akuzuar se ka cenuar privatësinë e përdoruesve, përfshirë këtu edhe gjurmimin e tyre. 40 shtete amerikane kanë thënë se gjiganti i teknologjisë gjurmoi vendodhjen e përdoruesve që u larguan nga shërbimet e vendndodhjes në pajisjet e tyre. Njohja e vendndodhjes së një përdoruesi ndihmon reklamuesit që të synojnë produktet. Nëpërmjet të dhënave të vendndodhjes Google përfiton rreth 200 miliardë të ardhura vjetore nga reklamat.