Qeveria e Çekisë ka reaguar në një linjë me thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që Ukraina të lejohet të përdorë armët e Perëndimit për të kryer sulme brenda territorit rus. “Si një shtet nën sulm, Ukraina e ka çdo të drejtë t’i përdorë të gjitha mjetet e mbrojtjes”, tha kryeministri Petr Fiala të martën në Pragë, duke e përshkruar këtë qëndrim si “thjesht logjik”. Sulmet ndaj shënjestrave ushtarake në Rusi, nga ana e Ukrainës, parashikohen edhe prej ligjit ndërkombëtar, në kuadër të mbrojtjes, vlerësojnë ekspertë të ligjeve të luftës.