Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin zhvilloi një vizitë disaorëshe në Tiranë këtë të enjte. Gjatë saj, kreu i qeverisë së futbollit evropian zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e kryeministrisë. Pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Ceferin zhvilloi edhe një vizitë pikërisht në Air Albania stadium për të inspektuar disa ndryshime që janë bërë në këtë impiant, ndërkohë që etapa e radhës ishte vizita në selinë e Federatës shqiptare të futbollit për një takim me presidentin Armand Duka