Ndërkohë që grupi mercenar Wagner ka nisur një rebelim kundër Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe ka marrë kontrollin qytetit të Rostovit, Putin reagoi ashpër, duke e quajtur këtë tradhti kombëtare. Për t’u përballur me mercenarët e Wagner, janë vënë në lëvizje edhe çeçenët, që nëpërmjet liderit të tyre Ramzan Kadirov, kanë deklaruar se janë nisur tashmë drejt zonave të tensionit, ëpr të shtypur me forcë tradhtarët.