Rritja e numrit të rasteve të reja dhe varianti i ri Omicron ka detyruar shumë shtete të rikthejnë masat shtrënguese anti-covid në kufi. Një prej tyre është dhe Mali i Zi. Prej ditës së sotme, udhëtarët që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës së vaksinimit do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë. Lajmi është bërë me dije nga autoritetet shëndetësore në Podgoricë përmes një konference për mediat.