Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08/2025 15:31

Një valë e të nxehtit 16-ditore që Spanja përjetoi këtë muaj ishte "më intensivja e regjistruar ndonjëherë", tha agjencia shtetërore meteorologjike e vendit, AEMET. Të dhënat paraprake për valën e të nxehtit që nisi më 3 gusht dhe përfundoi më 18 gusht, tejkaluan rekordin e fundit, të vendosur në korrik 2022, dhe treguan një temperaturë mesatare 4.6C më të lartë krahasuar me valët e mëparshme, tha agjencia në X. Vala e të nxehtit të gushtit përkeqësoi kushtet e zjarrit në Spanjë që nxitën zjarre që vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të veriut dhe perëndimit të vendit. Më shumë se 1,100 viktima në Spanjë janë lidhur me valën e të nxehtit, sipas një vlerësimi të publikuar së fundmi nga Instituti i Shëndetit Carlos III. Që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975, AEMET ka regjistruar 77 valë të nxehti në Spanjë, me gjashtë prej të cilave që kanë arritur në 4 gradë Celsius ose më shumë mbi mesataren, pesë prej tyre që nga viti 2019. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike po shkakton valë të nxehti më të gjata, më intensive dhe më të shpeshta në të gjithë botën. AEMET tha se një periudhë 10-ditore brenda valës së fundit të të nxehtit, mbante 10 ditët më të nxehta radhazi të regjistruara në Spanjë që nga të paktën viti 1950. Agjencia tha se është tani "një fakt shkencor që verat aktuale janë më të nxehta se në dekadat e mëparshme".

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB