Mediat iraniane dhe kanali Telegram i lidhur me Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, kanë publikuar dy mesazhe që i atribuohen atij. Në mesazhe, Khamenei shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e zyrtarit të lartë të sigurisë së Iranit, Ali Larijani dhe të tjerëve të vrarë me të, si dhe të kreut të forcës paramilitare Basij, Gholamreza Soleimani. Në mesazhin për Larijani-n, Khamenei thotë se "çdo pikë gjaku ka çmimin e vet, të cilin vrasësit kriminelë të martirëve së shpejti do të duhet ta paguajnë". Deklaratat janë mesazhi i tretë dhe i katërt i publikuar nga Khamenei pas trashëgimisë së tij si udhëheqësi suprem i Iranit. Mojtaba Khamenei, i cili u zgjodh si pasardhës i babait të tij më 8 mars, ende nuk është parë personalisht - ose është filmuar apo fotografuar - që kur u emërua si pasardhësi i të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei. Pas këtij mesazhi, disa shtete arabe të Gjirit po përgatiten tani për hakmarrjen e Iranit.