Aksidentet në aksin rrugor Lezhë-Shkodër janë thuajse të përditshme. E hëna e kësaj jave regjistroi dy aksidente të frikshme në kryqëzimin e Rriles dhe në Balldre. Të martën një aksident I trefishtë ndodhi sërish në kryqëzimin e Rriles. Janë rrugët pa standarde dhe kryqëzimet që të lidhin me superstradën që shkaktojnë aksidente me pasoja të rënda.