Pas protestave të vlonjatëve të cilë prej ditësh nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre, shefi i ekzekutivit, Edi Rama njoftoi se defekti në ujësjellësin e qytetit bregdetar do të rregullohet brenda kësaj të hëne, dhe se pjesët e reja hidraultike po mbërrijnë nga Stambolli. “Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer.”