Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzë për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012. Gjykata nuk ndryshoi vendimet e shkallës së parë as për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin, që u dënuan me nga 25 vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.