Pas arrestimit të një 24-vjeçari, numri I të ndaluarve në operacionin policor restart në Korçë ka shkuar në 23. Në vijim të operacionit policor Restart, nisur 8 muaj më parë është vënë në pranga Ergis Zenelak si dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Mbi 24-vjeçarin rëndon vepra penale Trafikimi I narkotikëve mbetur në tentativë. Është proceduar në gjendje të lirë 32-vjeçari banues në fshatin ponçarë devoll, për veprën penale trafikimi I mjeteve motorike.