Top News – Çantat e shkollës kontrollohen te dera…Suedia rrit sigurinë pas të shtënave masive
12/02/2025 15:23

Të gjitha shkollat suedeze do të duhet të hartojnë plane për të mbajtur njerëzit e paautorizuar jashtë ambienteve të tyre, tha qeveria të mërkurën, ndërsa vendi po përpiqet të ngrejë kokën pas të shtënave masive që tronditën vendin, javën e kaluar. Dhjetë persona u qëlluan për vdekje në shkollën Campus Risbergska në Orebro, përpara se autori i dyshuar, një 35-vjeçar suedez i vetmuar, të kthente armën nga vetja. Sulmi ka ngritur pikëpyetje nëse duhet të përmirësohet siguria në shkollat e Suedisë. Ndryshe nga shumë vende të tjera, shkollat përgjithësisht shihen si hapësira gjysmë publike dhe rrallëherë kanë kontrolle se kush hyn dhe kush del prej tyre. Ministri i Arsimit Johan Pehrson tha në një konferencë për shtyp se të gjitha shkollat dhe institucionet parashkollore do të duhet të kenë një plan se si të mbajnë jashtë njerëzit e paautorizuar. "Për shembull, mund të ketë një regjistër hyrjeje, kontrolle dhe një sistem automatik të mbylljes së dyerve", tha ai, por shtoi se i takon shkollave individuale të përcaktojnë se çfarë funksionon më mirë për to. Qeveria do të përshpejtojë gjithashtu legjislacionin që do ta bëjë më të lehtë për shkollat instalimin e kamerave të vëzhgimit, pa kërkuar leje të posacme, dhe do të lejojë personelin të kontrollojë çantat e nxënësve. Qeveria e krahut të djathtë të Suedisë tha gjithashtu javën e kaluar se do të ashpërsonte ligjet për armët pasi sulmuesi dukej se kishte përdorur disa nga pushkët e tij të licencuara.

Top News – Tentativë grabitje si në filma, autorët hedhin në erë blindin në mes të rrugës
09/02 23:00
Top Channel/ “Starmer të japé dorëheqjen”! Tronditet kryeministri britanik
09/02 19:48
Top News – Një socialist zgjidhet president…Por ekstremi i djathtë shënon rritje në Portugali
09/02 15:37
Top News – Tragjedi në det, mbyten 53 persona / Përmbyset gomonia pranë Libisë, edhe dy foshnje
09/02 15:26
Top News -‘Thellësisht të shqetësuar’ për çështjen Epstein / Princi Uilliam dhe Kejt flasin të parët
09/02 14:50
Top News – Shtrëngon rregullat e shtetësisë / Suedia nën presion për të ulur emigracionin
09/02 14:18
Top News – Bursat në Japoni rriten / Takaichi siguron fitore historike në zgjedhje
09/02 14:18
Top News – Starmer lufton për ‘mbijetesë’ / Dorëhiqen dy ndihmës të lartë pas skandalit Epstein
09/02 14:04
Top News-Tensione dhe tentativa për paqe/ Athina: Turqia po tenton zgjerimin e ujërave territoriale
09/02 13:38
Top News – Lidhjet ekonomike SHBA-Rusi / Lavrov nuk sheh ‘një të ardhme të ndritur’
09/02 13:02
Top Channel/ Shpërthen fruthi në SHBA, mjekët: “ Njerëzit nuk po vaksinohen më”!
09/02 12:50
Top Channel/ Epstein “përçan” familjen mbretërore britanike: William del “kundër” xhaxhait!
09/02 12:50
Top News – 20 vite burg për kritikun e Kinës / Gjyq historik në Hong Kong, shqetësim ndërkombëtar
09/02 12:35
Top News – U vranë ndërsa ishin në gjumë / Rusia sulmon me dronë Ukrainën, katër viktima
09/02 12:19
Top Channel/ Greqi-Turqi, rikthehen tensionet në Egje: Sot takimi në Ankara!
09/02 12:16
Top News – Polonia e përfshirë në atentat / Gjenerali i lartë rus u qëllua në mes të Moskës
09/02 12:05
Top News – Qytet në Hënë brenda 10 vitesh / Elon Musk heq dorë nga Marsi, fokusi zhvendoset më afër
09/02 12:04
Top Channel/ Kriza s`ka marrë fund-Groenlanda e Danimarka, ulen për bisedime me SHBA-në!
09/02 11:55
Top Channel/ Venezuelë, rrëmbehet lideri i opozitës: Pak orë përpara ishte liruar nga burgu!
09/02 11:55
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë: Frikë mes investitorëve të kriptovalutave!
09/02 11:55
DIGITALB DIGITALB