Dy ngarkesa me drogë janë kapur nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar. Gjithashtu janë vënë në pranga dy shqiptarë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi arrit që të largohej nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë greke, personat në fjalë ishin duke transportuar me krahë në dy çante, 31 pako me marijuanë, e cila peshonte 33 kilogramë e 260 gramë. Ndërkohë në lidhje me personin që arriti të largohej me vrap, policia është shprehur se është futur sërish në tokën shqiptare.