Vjedhja e një çante I ka shkaktuar shumë telashe me drejtësinë një 32-vjeçari nga Dibra. Ka qenë denoncimi në polici nga shtetasi me iniciale M.B, i cili kallëzonte vjedhjen e çantës së tij brenda të cilës kishte një shumë parash në euro e lekë, që ka vënë në lëvizje policinë, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Për rrjedhojë, policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar.