“Ne do e ndihmojmë sa të jetë e nevojshme”, ka qenë kjo deklarata e sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në lidhje me Ukrainën. Gjatë një vizite në Kiev, Cameron theksoi se Britania nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët e dhëna nga Mbretëria e Bashkuar për sulme brenda Rusisë.