Shtrenjtohet nafta dhe benzina në pikat e distribucionit në vend, ndërkohë çmimi i tregtimit të gazit ka mbetur në nivel konstant. Bordi i Transparencës, vendosi çmimet e reja duke reflektuar në tregun vendas, ndryshimet në bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës u rrit me 9 lekë për litër. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburantit në vend, çmimi i naftës do të jetë jo më shumë se 252 lekë për liter nga 243 lekë që u caktua katër ditë më parë. Nga kjo e martë, çdo litër benzinë do të blihet me 6 lekë më shumë. Në pikat me pakicë, benzina do të tregtohet me një çmim tavan prej 241 lekë për litër nga 235 lekë që u vendos më parë. Ndërkohë çmimi i gazit në pikat e distribucionit do të vijojë të 81 lekë për liter.