Ministria e Jashtme e Shqipërisë sqaron se Greqia është duke u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon,duke shfrytëzuar të drejtën ndërkombëtare të garantuar nga Konventa e Të Drejtës së Detit, e Montego Bay. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri në detyrë, Gent Cakaj shprehet se Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial.