Plot diell, e diela e parë e nëntorit është shfrytëzuar nga qytetarët për shëtitje dhe argëtim buzë detit, që në orët e para të mëngjesit. Moti i ngrohtë është vlerësuar si një mundësi e artë jo vetëm për të pushuar, po dhe për të forcuar imunitetin përmes marrjes së jodit dhe vitaminës D nga rrezet e diellit. Në kontakt me natyrën, disa i kanë lënë mënjanë maskat dhe kanë shijuar ecjet sportive.