Partia Demokratike e Rithemelimit ka reaguar sërish lidhur me projektbuxhetin e prezantuar nga qeveria socialiste. Nëpërmjet një deklarate për mediet, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës për PD, Dorian Teliti e konsideron projektbuxhetin joserioz dhe që nuk adreson nevojat e vendit, që nga sektori I arsimit e deri tek turizmi.