Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi në Komisionin e Ekonomisë, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, nga ku u shpreh se me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten drejtpërdrejtë 68 për qind e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi.