Deputetja demokrate Ina Zhupa njoftoi nga foltorja e Kuvendit se më 15 qershor do të mbahet seanca e parë gjyqësore për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit mes qeverisë shqiptare dhe fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Zhupa u shpreh se për herë të parë kjo padi bën bashkë opozitën dhe institucionet e pavarura të vendit.