Duke nisur nga kjo e premte, datë 1 shtator, në Paris nuk do të lejohet më marrja me qira e skuterave elektrikë, apo të quajtuara ndryshe monopatinat. Kryeqyteti i Francës bëhet kështu vendi i parë që ndalon qytetarët të marrin me qira skuterat elektrike, kjo pas rasteve në rritje të personave që kanë ndërruar jetë, apo kanë mbetur të plagosur si pasojë e tyre.