Monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, Newborn u shndërrua në epiqëndrën e reagimit qytetar këtë 17 shkurt, sa i takon procesit të padrejtë gjyqësor me të cilin po përballen katër ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Newborn u rrethua në mënyrë simbolike me hekura me mbishkrimin ‘Kosova e Burgosur’, teksa u vendosën edhe pesë mijë emblema magnetike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga aktivistët e platformës ‘Liria ka emër’.