Në vitin 2019, Gjykata e Strasburgut gjobi shtetin shqiptar me 12 mijë euro për dështimin e dhënies së mjekimit të një të burgosuri. Sipas dosjes, i ndjeri ishte diagnostikuar me elefantozë, njohur edhe si obezitet i rëndë dhe se ai merrte mjekim. Por nga analizat rezultoi se gjatë kohës që mbahej i izoluar në burg, ai jo vetëm që nuk kishte marrë medikamentet e nevojshme, por se ishte mbajtur me pranga në duar deri në momentet e fundit të jetës, edhe kur ishte transportuar në gjendje të rëndë për në spital. 15 vite nga ky rast, situata në burgjet shqiptare jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar më tej. Në harkun kohor të dy muajve të fundit, mes shkaqeve shëndetësore dhe vetëvrasjeve janë pesë të burgosur dhe paraburgosur që kanë humbur jetën në sistemin penitenciar shqiptar.