Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka shpallur 200 vende vakante në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë së shërbimit në sistemin penitenciar. Drejtori i burimeve njerëzore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Daniel Nacco, në një intervistë për televizionin Top Neës tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë transparent dhe i bazuar në meritë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nacco sqaroi edhe procedurën e plotësimit dhe dorëzimit të formularit nga secili kandidat i interesuar.