Top News- Burgim përjetë për Islam Metën? / Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën
16/09/2025 19:05

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Matën, të akuzuar për vrasjen me paramendim të Petrit Puplës më 21 janar 2024, ngjarje e ndodhur në fshatin Vig, Burrel. Prokurorisë thotë se shtetasi Islam Mata vrau me armë zjarri Petrit Puplën, ndërkohë që ishte në shoqërinë e një tjetër personi pranë tij. Pasi ka kryer aktin, ai ka njoftuar policinë dhe u largua drejt banesës së tij. Sipas hetimeve, viktima Petrit Pupla qëlloi me armë vajzën e Islam Matën 12 vite më parë, pasi ishte dashuruar dhe kishte kërkuar fejesën me të, ndërsa familja e saj nuk e pranoi, duke e fejuar me një tjetër. Djali I autorit, ka sqaruar se babai i tij Islam Mata kishte konflikt të vjetër me shtetasin Petrit Pupla pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse Petrit Pupla kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi Islam Mata i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste. Prokuroria sqaron se motivi i vrasjes është hakmarrja, pasi marrëdhëniet konfliktuale dhe plagosja e vajzës ishin shkaku i aktit fatal. Në kërkesën për gjykim, Prokuroria konstaton plotësimin e elementeve të veprës penale “Vrasja me paramendim”, duke kërkuar dënimin maksimal për Islam Metën sipas Kodit Penal.

Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Tiranës i shtohen 2 shkolla e 1 kopsht. Punimet pritet të përfundojnë në shtator të 2027
10/04 10:20
Top News- Kontrabandë me rroba imitime/ Pranga 26-vjeçarit, u kap me veshje me vlerë 45 mijë euro
10/04 10:07
Top Channel/ Vjedh dyert e pallatit në Astir, banorët denoncojnë hajdutin
10/04 10:03
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41