Autoritetet ligjore italiane kanë kërkuar burgim të përjetshëm për muratorin dhe ish policin shqiptar, Gëzim Alla, 52-vjeçari I cili vrau gruan e tij Dorina Alla me 12 goditje çekiçi në kokë. Ngjarja ndodhi më 18 prill 2021 në shtëpinë e tyre në Viçenca, ku ndodheshin dhe fëmijët e çiftit. Kërkesa për burgim të përjetshëm mbërriti në Gjykatën e Assizes në Viçenca nga prokurorja publike e cila pasi analizoi dinamikën e ngjarjes, vendosi të konfigurojë rrethanën rënduese të krimit për goditjet e shumta që I janë bërë gruas.