Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të shtunë masën e sigurisë "arrest në burg" për kapitenin rus të anijes me 22.5 ton naftë, të sekuestruara për thyerje të embargos. Gjatë një seance gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit të ccështjes.