5 vite burg dha gjykata e posaçme për ish-gjyqtarin e gjykatës së Elbasanit Ilir Pashaj. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 3 vite e 4 muaj. Vendimi u dha nga trupa gjykues e përbër nga Bib Ndreca, Paulin Çera dhe Artan Jahollari. Pashaj u shpall fajtor për veprat penale, Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, fshehje e pasurisë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Kjo është hera e dytë që ai dënohet nga ana e GJKKO.