arrest me burg caktoi gjykata e Vlorës për Flodian Plakun që u arrestua në Orikum pak ditë më parë si një nga tre ekzekutorët e ish-policit Gentjan Bejtja në Larushk të Fushë Krujës. gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa para trupit gjykues dolën dhe katër bashkëpunëtorët e ti. pasi u njoh me qëndrimet e palëve, gjykata vendosi të njëjtën masë sigurie dhe për Albano Lapshin që i çonte ushqimin Flodian Plakut, si dhe për pronarin e hotelit, Ligor Doko. po ashtu në qeli u la dhe Julian Aliaj që u kap me armë pa leje.