Italia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europiane që miraton një ligj për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale, duke parashikuar edhe dënimin me burg për ata që e përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm. Qeveria e krahurt të djathtë e Giorgia Melonit ka emëruar Agjencinë për Italinë Dixhitale dhe Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të zbatuar legjislacionin, i cili mori miratimin përfundimtar në parlament pas një viti debati. Projektligji prezanton dënime me burg nga një deri në pesë vjet për përhapjen e paligjshme të përmbajtjes së gjeneruar ose të manipuluar nga inteligjenca artificiale, nëse kjo shkakton dëm. Do të ketë gjithashtu dënime më të ashpra për përdorimin e teknologjisë për të kryer krime, ku përfshihet mashtrimi dhe vjedhja e identitetit, si dhe rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore që rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia në vendet e punës, si dhe në një sërë sektorësh të tillë si kujdesi shëndetësor, arsimi, drejtësia dhe sporti.