Interesi për makinat elektrike është rritur në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës në Iran, ndërsa kostoja në rritje e karburantit ka favorizuar energjinë më të lirë, që mund të merret nga një prizë. Tregjet në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Spanjë raportuan rritje të mëdha të kërkesave për makina elektrike që nga fillimi i konfliktit në shkurt. Lufta shkaktoi rritje të shpejtë të çmimit të karburanteve dhe protesta në të gjithë botën, ndërsa çmimet e energjisë elektrike nuk janë prekur ende. Sulmet e para në Iran u nisën më 28 shkurt, duke shkaktuar trazira në tregjet globale të mallrave, ndërsa Republika Islamike në mënyrë efektive mbylli ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet e naftës dhe gazit. Mobile.de, tregu më i madh online i makinave në Gjermani, tha se çmimet e larta të karburantit kishin qenë një "katalizator" për një "Bum" të makinave elektrike. Sipas të dhënave, kishte një rritje prej më shumë se 50 përqindësh të kërkesave për makina elektrike në mars, krahasuar me shkurtin. Kërkesat për makina me naftë dhe benzinë ranë në të njëjtën periudhë ndërsa kërkesa për makinat hibride u rritën me 4 për qind. Situatë e ngjashme është parë edhe në britaninë e madhe, spanjë dhe francë. Në Britani, kërkesa për makina elektrike u rrit me 23% gjatë muajit mars, ndërsa interesi për makinat hibride u rrit me 19%. Një nga tregjet më të mëdha të makinave në Francë, La Centrale, tha se kërkesat për automjete elektrike janë rritur me 160 për qind mes fillimit të marsit dhe fillimit të prillit. Ekspertët thonë se drejtuesit e mjeteve janë shumë të ndjeshëm ndaj cmimeve të karburanteve dhe po kërkojnë tani alternativa.