Përmbytjet e shkaktuara të premten nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut përgjatë bregdetit të Detit të Zi në Bullgari vranë katër persona, thanë autoritetet, ndërsa përrenjtë me baltë rrëmbyen makina. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa komuna në juglindje dhe veriperëndim të vendit. Ndërkohë videot e shpërndara në mediat sociale treguan rrëke uji me baltë që rrëmbenin makinat përgjatë një rruge kryesore në vendpushimin Elenite në Detin e Zi. Përmbytjet dëmtuan ndërtesa dhe rrugë, dhe disa automjete u tërhoqën në det, u tha gazetarëve zëvendësministri i Brendshëm Toni Todorov, duke shtuar se "një dron u dërgua" për të kontrolluar nëse makinat ishin të zëna.