Bullgaria iu përgjigj ashpër të premten kritika të forta të kryenistrir Edi Rama në Bruksel, duke e paralajmëruar se po rrezikon marrëdhëniet ndër-shtetërore mes dy vendeve. Sipas Sofjes zyrtare, gjuha e përdorur nga Kryeministri Edi Rama gjatë samitit në Bruksel, nuk i shkon për shtat një politikani e aq më pak, liderit të një vendi që dëshiron të hyjë në BE. Reagimi erdhi pasi kreu i qeverisë e quajti “një turp” qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Madje Rama theksoi dje se Bullgaria po mban peng 2 vende të NATO-s.