“Këtë javë prezantuam një mekanizëm praktik dhe të domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian, me Kapitujt 11, 12 dhe 13 në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit. Do të jetë një sfidë e fortë, por çka kemi bërë në një dekadë, na jep besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që t’i mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027.