Sipas INSTAT, sektori i bujqësisë shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta e sektorit që nga viti 1997. Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes në këtë sektor filloi që nga viti 2013. Në 10 vitet e fundit, sektori i bujqësisë është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.