Këshilli mbikëqyrës I Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Guvernatori Gent Sejko tha se politika monetare ka rezultuar pozitive e për këtë arsye norma bazë e ineresit do të qëndrojë në nivelin 2.5 përqind. Këtë vit edhe inflacioni, sipas Sejkos, rezultoi më i ulët se parashikimet. ai sqaroi se performanca e mirë ekonomike ka ardhur si rrjedhojë e turizmit dhe ndërtimit.