Hungaria nuk ka miratuar ende në parlamentin e saj anëtarësimin e Suedisë në NATO, teksa në seancën e zhvilluar këtë të hënë, kryeministri Viktor Orban deklaroi se nuk sheh ndonjë urgjencë poër ta pranuar vendon skandinav në aleancën ushtarake Euro-Atlantike. Lideri hungarez komentoi edhe ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar atë si një rrugë për të futur të gjithë organizatën ushatrake në luftën kundër Rusisë.