Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk pret që letra e një grupi të kongresistëve amerikanë, dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, ta ndryshojë politikën e SHBA-së ndaj Serbisë. “Mund të jem naive, por nuk pres asgjë”, tha Bërnabiç. Sipas mediave, disa kongresistë amerikanë i kanë bërë thirrje Bidenit që të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj personave të caktuar, të cilët, siç kanë thënë, kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.