Grupi kriminal i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të ekstradohet drejt shqipërisë. Burime për Top Channel konfirmojnë se gjyqtari i cështjes Daniel Sternberg, pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e personave të akuzuar për vrasjen e Nikulajt. Konkretisht dritë jeshile u dha për Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson the Harriet Bridgeman ,ndërsa për Steven Hant, gjykata nuk e aprovoi kërkesën, për shkak se ky i fundit është diagnostikuar me kancer.