Top News – Britania teston super-raketën, ‘Milestone’ fluturon me shpejtësi 6 mijë km në orë
07/04/2025 12:08

Britania e Madhe ka kryer një test "të rëndësishëm" në programin e saj të armëve hipersonike në "bashkëpunim të ngushtë" me qeverinë amerikane, tha të dielën Ministria Britanike e Mbrojtjes. Arma hipersonike udhëton me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, ose Mach 5, shpejtësi kjo afërsisht ekuivalente me më shumë se 6 mijë kilometra në orë. Raketa është në gjendje të manovrojë në mes të fluturimit, cka e bën atë jashtëzakonisht të vështirë për t'u gjurmuar. Ato mund të lëshohen nga toka, deti ose ajri dhe janë veçanërisht të përshtatshme për sulme me rreze të gjatë veprimi. Rusia ka investuar shumë në zhvillimin e raketave hipersonike, duke ecur përpara me programet e saj të kushtueshme ndërkohë që ka goditur tashmë Ukrainën me raketa si Kinzhal dhe Zirkon. Të dyja këto ishin ndër "super armët" e prezantuara nga presidenti rus Vladimir Putin në 2018. Mbretëria e Bashkuar tha në nëntor se po përshpejtonte zhvillimin e raketave hipersonike "të rëndësishme" si pjesë e AUKUS, marrëveshjes trepalëshe të sigurisë midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë. Sipas sekretarit britanik të mbrojtjes, Xhon Hejli, asnjëherë më parë nuk ka qenë më e rëndësishme për aleancën, që të rinovojë kapacitetet e saj dhe të qëndrojë e bashkuar përpara kundërshtarëve, duke pajisur forcat e armatosura me teknologjinë e së ardhmes. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se shpreson të ketë gati raketën e re deri në fund të dekadës.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19