Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak thotë se Mbretëria e Bashkuar është "thellësisht e shqetësuar" për një ofensivë të mundshme izraelite në Rafah "duke pasur parasysh numrin e civilëve që janë strehuar atje”, që pas luftës mes Hamasit dhe Izraelit. Ai thekson se i ka shprehur shqetësimet e tij Izraelit dhe ka bërë thirrje për një pauzë në luftimet për të lejuar ndihmën në Gaza.