Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në një samit që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë, ka njoftuar zyra e tij. Para samitit, Starmer do të zhvillojë një bisedë telefonike me shtetet e Baltikut dhe më pas ai do të presë në zyrën e tij presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin do të bisedojë për luftën me Rusinë.