Mijëra punonjës në britaninë e madhe kanë nisur këtë të hënë testimin e javës së punës me katër ditë. Rreth 70 kompani po marrin pjesë në atë që mendohet se është skema pilot më e madhe në botë në lidhje me modelin e punës përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Eksperimenti është organizuar nga një grup që mbështet javën më të shkurtër të punës pa reduktim page.